• Tirane, kerkohet Arkitekt

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.
Kompania Mane TCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Arkitekt Përpunues
Departamenti: i Projektimit
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti përgatit dhe përpunon vizatimet e projekteve sipas nevojës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Përpunon vizatime të planimetrive, pamje prerjeve, volumetrive dhe detajeve të objekteve në përputhje me kërkesat e detyrës së projektimit dhe udhëzimeve të drejtuesve të projekteve;
• Krijon sipas udhëzimeve të drejtuesit të projektit skica paraprake, duke përdorur software te përshtatshme projektimi (CAD, SchetchUp, revit etj ), të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës.
• Shkëmben informacion të nevojshëm dhe koordinon me Drejtuesin e Sektorit te Projektimit dhe Arkitektin e projektit;
• Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit.
• Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
• Njihet me zbatimin, projektin në terren, strukturën e kompanisë në terësi, dhe të projekteve në zhvillim të Kompanisë;
• Lexon projektet e të gjitha disiplinave, raportet dhe specifikimet teknike, për objektet në zhvillim;
• Merr pjesë në takime me klientët për të marrë ndryshimet që kanë klientët për hapësirat e brendshme të viles ose apartamentit;
• Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të koordinuara me sistemet elektro-mekanike, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke përfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
• Detyra të tjera që mund të ngarkohen;
• Hartimi i raporteve javore për punën individuale;

Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:
• Aftësi mbi çështje të skemave organizative e funksionale të objekteve dhe detajeve të rifiniturës;
• Aftësi për përpunim grafik 2D, 3D dhe renderim;
• Aftësi për të punuar në skuadër;
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
• Përdorimi i paketës Auto Cad, ScetchUp, 3D Max, Office, Photoshop, Revit;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0819

Afati i dorëzimit: 31/12/2019


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top