• Tirane, kerkohet Arkitekt Projektimi

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.
Kompania Mane TCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


Pozicioni: Arkitekt
Departamenti: i Projektimit
Vendndodhja: Tiranë/Palase


Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve, përgatit vizatimet arkitekturore, përgatit paketat e tenderimit. Gjithashtu arkitekti prezanton njësitë te klientët dhe koordinon kërkesat e tyre, për zbatim.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Projekton, planifikon dhe mbikëqyr zbatimin e ndërtimit;
• Është përgjegjës për sigurinë, përshtatshmërinë dhe estetikën e ndërtesave;
• Harton strukturat/ vizatimet/ planet ne përputhje me kërkesat e klientëve dhe me ligjet / rregulloret në fuqi;
• Krijon skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshme projektimi të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi;
• Pas miratimit nga klienti të planeve paraprake, arkitekti përgatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke përfshirë informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit;
• Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë të tjerë;
• Koordinon punën e projektuesve të disiplinave të tjera të përfshirë në projekt;
• Mbikëqyr dhe merr pjesë në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave të kostos të cilat janë përdorur në përgatitjen e vlerësimeve te kostos për projekte të reja;
• Mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve;
• Koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
• Shoqëron Klientët ne objekt për ti prezantuar projektin/pronën;
• Informon Klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit dhe shërbimet e tjera që ofron kompania ne projekt;
• Analizon kërkesat e Klientëve për ndryshime në projekt, në bashkëpunim me stafin e kantierit;
• Njohja me procedurat e kompanisë, me nënkontraktoret, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
• Koordinimi dhe dhënia e informacioneve të nevojshme departamentit të financës në lidhje me ecurinë e klientëve;
• Harton raporte javore në lidhje me ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
• Detyra të tjera që mund të ngarkohen;

Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:
• Të paktën 7 vjet eksperiencë si ne fushën e projektimit dhe të zbatimit;
• Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
• Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
• Aftësi kritike mbi projektimin dhe detajet e rifiniturave, shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Aftësi për të punuar në skuadër;
• Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;
• Aftësi shumë të mira prezantuese;
• Njohje e mirë e legjislacionit për urbanistiken;
• Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, Photoshop. Me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj,
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0719

Afati i dorëzimit: 31/12/2019


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top