• Tirane, ofroj vend pune Asistente Ekzekutive

Fufarma sh.a. është një nga kompanitë kryesore farmaceutike në Shqipëri, që nga viti 1946. Misioni ynë është shërbimi në kohën dhe cilësinë e duhur të të gjithë kërkesave të tregut farmaceutik.
Aktualisht jemi të interesuar të punësojmë: Asistente Ekzekutive

Përgjegjesitë kryesore:

1. Përgjegjese për menaxhimin e punëve administrative të CEO-s, organizon takimet, mbledhjet mujore, konferencat apo angazhime të tjera, pasqyron
rezervimet/ndryshimet në kalendarin e takimeve.
2. Përgatit minutat e takimeve dhe pikat përmbledhëse, prezantime apo dokumenta të ndryshme që nevojiten gjatë takimeve.
3. Analizon te gjitha kërkesat që dergohen në lidhje me CEO-n, merr mesazhet, telefonatat dhe dokumente të ndryshme.
4. Sigurohet që të gjitha dokumentat që do të dorëzohen për firmë te CEO të jenë paraqitur saktë në bazë të procedurave të kompanisë, me konfirmimin e tij
5. Trajton informacione konfidenciale dhe sensitive me shumë maturi.
6. Përgjegjëse për protokollimin e dokumentave zyrtare hyrëse/dalëse në kompani.
7. Arkivon të gjithë dokumentacionin drejtuar institucioneve shtetërore
8. Siguron që ambjentet e zyrave të jenë të mirëmbajtura
9. Kryen detyra operacionale, si dergimi dhe shpërndarja e postës, i përgjigjet thirrjeve telefonike dhe mesazheve.
10. Realizon koordinimin e udhëtimeve/ transportit/ akomodimit për personelin dhe të ftuarit, kur nevojitet në vend dhe jashtë tij.
11. Monitoron dhe mirëmban inventarin e furnizimeve të zyrës, si dhe është përgjegjëse për furnizimet e zyrës, për të cilat krijon një ditar sqarues ku janë
shperndarë në staf.

Kualifikimet dhe aftësitë e kerkuara
1. Të ketë diplomë të arsimit të lartë Bachelor.

Eksperienca
1. Të ketë 2 vite eksperiencë si Menaxhere Zyre apo Asistente Administrative

Aftësitë
1. Të kete njohuri të mira MS Word, Excel dhe Power Point
2. Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbal
3. Aftësi për të trajtuar informacionin konfidencial me maturi, të jetë e adaptueshme dhe fleksibël ndaj orareve.
4. Aftësi për te arritur objektivat në një mjedis me ngarkesë të ndryshueshme në varësi të ditëve.
5. Aftësi shumë të mira organizative që reflektojnë kapacitetin për të kryer dhe për t'i dhënë përparësi detyrave të shumta, me vemëndje të lartë ndaj detajeve.

Kandidatet e interesuara mund të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: fufarma@fufarma.al
Tel: 042 363 171
 


Apply
Back
Top