• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

MEST Sh.p.k operon ne fushen e tregtimit te veglave dhe makinerive te punes qe i sherbejne ndertimit, industrisë përpunuese, punishteve te drurit, auto-serviseve dhe auto-lavazherisë.

Kompania operon ne tregun shqiptar prej 15 vjetësh, me qender ne Tirane dhe me shtrirje e sherbimit ne disa nga rrethet kryesore si Durres, Vlore, Diber, Korce dhe Gjirikaster.

Kompania, per të mbështetur zgjerimin e aktivitetit, po kërkon të punësojë staf të ri në fushën e marketingut dhe shpërndarjes. Detyrat dhe roli juaj perfshin:


  • Marketimin dhe shpërndarjen e produkteve në Tirane dhe rrethe për klientët aktualë të kompanisë, duke realizuar tek ata vizita periodike, prezantimin e produkteteve te reja dhe ofertave, marrjen e porosive, mbajtjen e llogarive të klientit, shpërndarjen e produkteve dhe mbylljen e pagesave;
  • Identifikimin e klienteve potenciale dhe prezantimin tek ata të ofertës së kompanisë, politikave të shërbimit ndaj klientëve dhe termat e pagesave;
  • Pjesëmarrjen në shitje direkte në show-room (pikët e shitjes me pakicë të kompanisë), duke u shërbyer klientëve me informacion teknik dhe shpjegime që ata kanë nevoje
  • Të ndihmojë me informacion dhe ide në mirëmbajtjen e rafteve si politike marketingu
  • Të ndihmojë me ide dhe infromacion nga klientët për mirëmbajtjen dhe plotësimin me informacion të ëebsit-it të kompanisë.
  • Detyra te tjera ne mirekuptim me menaxhimin e biznesit
Profili i Juaj dhe eksperiencat në punë duhet të manifestojnë:

  • Përvojë në shitje dhe marketing (0- 2 vjet eksperiencë pune)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pershtatese ne punen ne ekip
  • Njohuri në fushën e mekanikës dhe ndërtimit (të mjaftueshmë për të kuptuar informacionin për klientët, dhe specifikimet teknike të produkteve)
  • Njohuri bazike në përdorimin e kompjuterit (programeve bazë ëord, excel dhe internet)
  • Shkollim të mesëm ose universitar
  • Leje për drejtim makine.


Për të aplikuar ju lutem dërgoni një CV -tuajën (max 2 faqe) në adresën e emailit: mesttools@gmail.com.

Ju lutem përfshini në CV-në tuaj të paktën një kontakt (email ose telefon) të personave/bizneseve për të cilët keni punuar. Kompania do ti kontaktojë si referues për kanditaturën tuaj.

Ju do të kontaktoheni për një intervistë me përfaqësues të biznesit, në harkun e dy ditëve nga dërgimi i aplikimit tuaj.

Ju falenderojmë për shprehjen e interesit!
 


Apply
Back
Top