• Ofrohet vend pune - Drejtor i Përgjithshëm

__________________________________________________________________________________________
MUNDESI E ARTE PER ATA QE DUAN TE TREGOJNE VETEN NE LIDERSHIP DHE MENAXHIM!
__________________________________________________________________________________________

Kompania e konsulencës Mirnes, për llogari të klientit të saj strategjik, një kompani e suksesshme në Shqipëri në industrinë e gomave dhe të makinave, kërkon të rekrutojë një person në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.

Personi kërkohet të jetë strategjik, energjik, i strukturuar dhe të ketë evidenca nga e kaluara për rezultate të larta pune, të arritura individualisht po ashtu edhe nëpërmjet menaxhimit të të tjerëve.
Ai duhet të ketë vullnesën për të qenë i suksesshëm, të sjellë përmirësim të vazhdueshëm, të dijë të përballet me vështirësi, të zgjidhë problematika e të shfrytëzojë mundësi, të mirëmenaxhojë burimet në dispozicion e të jetë këmbëngulës në arritjen e objektivave. Njëkohësisht duhet të ketë pasionin të menaxhojë skuadrën e punës, aftësinë të ndërtojë marrëdhënie jashtëzakonisht profesionale me bizneset dhe stafet e tyre dhe profesionalizmin për të fituar besnikërinë e konsumatorit final.
Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë aftësi sipërmarrëse, të jetë këmbëngulës, strateg, të ketë pasion për punën dhe të reflektojë energji pozitive.
  • Aftësi vendimmarrëse, analitike dhe inovatore/përmirësimi të vazhdueshëm
  • Aftësi për marrëdhënie të shkëlqyera me të tjerët, negociator shume i mirë, lidership dhe aftësi të larta komunikuese me shkrim dhe me gojë.
  • Të ketë mbi 5 vite eksperiencë në shitje dhe marketing. Preferohet nga industria e makinave, pjesëve të këmbimit apo shërbimeve të tjera të lidhura me makinat.
  • Të ketë mbi 2 vite eksperiencë të pandërprerë në pozita drejtuese dhe në menaxhimin e të tjerëve.
  • Të ketë mbaruar arsim të lartë
  • Të njohë programet kompjuterike dhe nëpërmjet tyre të jetë i aftë të bëjë analiza, raporte, prezantime, etj
  • Të ketë leje drejtimi automjeti
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe letër motivuese) në adresën email info@mirnes.com. Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 5 shkurt 2020
Ju vëmë në dijeni se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë. Personi i përzgjedhur do mund të fillojë punë menjëherë.
 


Apply
Back
Top