• Gjirokaster, ofroj vend pune Menaxher Rajonal Shitjesh - Jug

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Menaxher Rajonal Shitjesh - Jug

Qëllimi i punës
Përgjegjësia e këtij pozicioni është arritja e objektivave të caktuara dhe zbatimi i planeve cilësore e sasiore të miratuara nga departamenti komercial për zonën e caktuar gjeografike, kontribuon në dhënien e vlerave dhe rritjen e volumeve për CCBS-në dhe klientët, nxit ekzekutimin e përmirësuar duke drejtuar dhe zhvilluar një grup pune të përbërë nga Menaxherë Zone dhe Ekzekutiv Shitjesh.
Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për arritjen e objektivave cilësore dhe sasiore për rajonin e caktuar.
  • Siguron shpërndarjen e asortimenteve të portofilit të CCBS tek të gjithë klientët e mundshëm duke mbuluar portofolin e produkteve, sipas figurës së suksesit për kanal / segment.
  • Krijon intinerarin e përditshëm në mënyrë logjike për të gjithë grupin në varësi të tij.
  • Përcakton objektiva SMART dhe në mënyrë efektive delegon detyrat tek anëtarët e grupit të tij.
  • Sigurohet që routs e përditshme të ekzekutiveve të shitjes në rajon të kenë një mënyrë logjike në bashkëpunim me Manaxherët e Zonës.
  • Menaxhon shumëllojshmërinë e pijeve sipas fotos së suksesit për kanal e segment.
  • Siguron që dokumentacioni i duhur është mbledhur / firmosur / përditësuar dhe raportuar në përputhje me rrethanat sipas proçedurave të kompanisë.
  • Zbaton, monitoron dhe menaxhon vendosjen e materialeve promovuese në të gjitha pikat e shitjeve.
  • Zhvillon marrëdhënie të ngushta dhe efektive me klientët, kolegët dhe vartësit e tij.
  • Përgjegjës për implementimin dhe zbatimin e strategjisë RED për zonën e caktuar gjeografike duke siguruar që ekipi i tij / saj të veprojë dhe të ekzekutojë standarded RED sipas udhëzimeve.


Aftësitë dhe kualifikimet

  • [FONT=&quot]Përbën avantazh Diploma Universitare në një nga degët e Fakultetit Ekonomik.[/FONT]
  • Minimumi 5 vite eksperience pune në pozicione të ngjashme.
  • Aftësi të mira drejtuese, udhëheqese dhe motivuese.
  • Aftësi analitike dhe koordinuese.
  • Njohuri të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane.
  • Njohuri të programeve MSOffice, me përparësi Excel.
  • Të ketë Patentë makine tipi B
  • Të banojë në Sarandë/Gjirokastër/Vlorë.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brenda datës 24 Nëntor 2019.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top