• Tirane, ofroj vend pune Supervizor Elektrik/Elektronik

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.

Pozicioni: Supervizor-Profili Elektrik/Elektronik
Departmenti: Mirembajtje Teknike
Vendodhja: QTU


Përshkrim i Pozicionit të Punës

Supervizori Elektrik/Elektronik në Dep. e Mirëmbajtjes Teknike në Qënden Tregtare “QTU” është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve në sistemin BMS/BSS, VMS, panele fuqie TU, TM, përditësim të projektit, sistemeve të ventilim/kondicionim HVAC si dhe monitoron, kontrollon mbarëvatjen e sistemeve speciale duke raportuar për gjëndjen e tij teknike tek Menaxheri i departamentit.

Detyrat dhe përgjegjësitë


  1. Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar që te gjitha etapat po kryhen sipas parametrave të përcaktuara;
  2. Mban nën kontrollon koston e mirëmbajtes së sistemit elektrik/elektronik dhe sistemeve speciale;
  3. Koordinon punën midis grupit të teknikes për kryerjen e shërbimeve elektike/elektronike dhe sist. speciale;
  4. Prëgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektronike/elektrike dhe sist. speciale;
  5. Përpilon dhe koordinon punën per përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike;
  6. Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektronike dhe të stafit teknik elektronik/elektrik;
  7. Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  8. Supervizon të gjitha aktivitetet e mirëmbajtjes me qëllim sigurimin e një pune pozitive dhe raporton tek Eprori;
  9. Ndjekjen e punës ditore të Dep. të Mirëmbajtjes dhe raportimin e saj tek Eprori;
  10. Pergjegjes për çentralin telefonik të qëndres tregtare dhe çdo gjë tjetër që lidhet me telefoninë, prerjen e faturave telefonike, koordinimin me operatorët etj;
  11. Përgjegjes për sistemet BMS,sistemin e zjarrit FAS, e telefonisë ,sistemin kunder vjedhjeve, sprinklers, HVAC, CCTV dhe Elektrik;
  12. Përgjegjës për mirëfunksionimin e sitemit të zjarrit dhe atij kundër vjedhjes, pastrimin e alarmeve dhe riprogramimin e panelit. Raportim tek Eprori në rast problemi;
  13. Përgjegjes për trajnimin e stafin teknik për ndërhyrjet në sistem dhe përditësim të projektit në AutoCAD;
  14. Përgjegjës për kartat e aksesit në qëndër, shtimin e kartave sipas kategorisë së caktuar të kompanive, mbajtjen e një process-verbali, përditësim të projektit në AutoCAD dhe raportim tek Eprori;
  15. Përgjegjës për magazinën dhe blerjen e materialeve sipas nevojave duke lajmeruar Eprorin (Menaxherin e Dep).


Kërkesat e pozicionit të punës:

1. Edukimi:


  • Bachelor në Profilin Elektrik/Elektronik
  • Bachelor në Arkitekturë
  • Preferohet shkolle profesionale ose kurse profesionale për Teknike Elektrike/Elektronike.


2. Eksperiencat e punës:


  • Mbi 2 vite punë në të njëjtin profil

3. Aftësi të tjera:

  • Të ketë aftësi të mira të etikës dhe komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e më poshtme:

  • CV;
nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail: hr@acrem.al
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëperdrejtë në adresën e më poshtme:
“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”

Afati i dorëzimit: deri në dt. 24 Nëntor 2019

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top