v.b

  • Tirane, ofroj vend pune Shitese

Rreli Textil kerkon punesoj shitese per nje dyqan perdesh, i cili ndodhet te sheshi Wilson, ne Tiranen e Re. Kandidatja duhet te kete eksperience pune te ngjashme dhe te kete aftesi te mira komunikimi. Vendi i punes eshte komod e miqesor. paga e kenashme dhe me % mbi shitjet.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Mirepret me etike te larte profesionale dhe dedikim klientet qe interesohet per produktet e dyqanit.
Kupton nevojen e klientit, duke degjuar me vemendje maksimale kerkesat e tij.
Informon klientët per produktet, ofertat dhe shërbimet.
Ndihmon klientin ne gjetjen e produkteve per te cilat eshte i interesuar, si dhe ofron këshilla per blerjet e mundshme, gjithmonë, ne përputhje me strategjitë dhe objektivat e kompanisë.
Finalizon procesin e shitjeve te produkteve ne perputhje me nevojen e klientit.
Rregjistron te dhënat per porosite dhe shitjet.


Kualifikimet dhe detyrat e kërkuara:

Te kete eksperienca te ngjashme te punës (si shitëse perdesh ose produktesh Ho.Re.Ca)
Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociuse
Të ketë një paraqitje të rregullt estetike.
Të jetë e aftë të kuptojë dhe interpretojë qartë kërkesat e klientëve.
Te kete njohuri te mira te produkteve.
Të jetë e aftë të punojë dhe bashkëpunojmë me koleget.
Te kete aftësi te mira organizuese dhe përcaktimi prioritetesh
Të jetë e përpiktë në orare.
Te jete energjike, te kete iniciative dhe deshire per te punuar.




Cel. : 0692033343
 


WhatsApp
Back
Top