• Durres, ofroj vend pune Kasiere

74564385_1004144176593946_6907540621632733184_o.png


People R Us, në emër të klientit të saj aktualisht është duke rekrutuar për pozicionin Kasiere në qytetin e Durrësit.

Qellimi i Pozicionit:
Pergjegjes per te ofruar nje sherbim te shkelqyer ndaj Klienteve duke siguruar nje proces pagese te shpejte dhe te sakte.

Detyrat dhe Pergjegjesite:
  • Mirepret me etike te larte profesionale cdo Klient qe afrohet prane kasave.
  • Kryen te gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte ne perputhje me kerkesen e Klientit.
  • Siguron qe te gjitha produktet jane skanuar ne menyre korrekte dhe kontrollon ne monitor pershkrimin, sasine si dhe cmimin qe te perputhen me produktet qe skanohen.
  • Kontrollon te gjitha kutite e hapura qe kalojne ne kase dhe siguron qe produkti eshte i njejte me pershkrimin/kodin e kutise.
  • Zbaton me perpikmeri rregulloren dhe te gjithe procedurat e miratuara.
  • Pranon detyra te tjera sic nevojiten apo kerkohen ne cdo kohe per mbarevajtjen e punes.
Kualifikimet dhe Aftesite e Kerkuara:

Edukimi: Te kete Diplome Universitare.
Eksperienc pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme te punes.

Aftesite:
  • Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup.
  • Te pelqeje punen me njerezit dhe te jete entuziast.
  • Te jete i dobishem dhe i sjellshem.
  • Te paturit e nje paraqitje te denje eshte kerkese.
  • Te kete aftesi shume te mira komunikuese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs.peoplerus@consultant.com me subjekt "Kasiere"

Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në 30 Nëntor 2019.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi People R Us nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top