• Te Stela Resort kërkon të punësojë Zgarist/Kasap

Te Stela kërkon të punësojë:

" Zgarist"

Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Bën pjekjen në zgarë të ushqimeve duke pasur në kontroll temperaturën e zgarës.
  • Marinon mishrat, përgatit garniturat, bën pjekjen e ushqimeve në zgarën me gurë vullkanikë si dhe atë me qymyr.
  • Sigurohet që të gjitha produkte me të cilat furnizohet të jenë në një kualitet të mirë dhe sasi të saktë.
  • Mirëmban pajisjet e zgarës.
  • Sigurohet që artikujt janë shkrirë në mënyrën e duhur përpara se të përdoren.
  • Është i vëmëndshëm, i shpejtë në realizimin e atyre çka i kërkohet, punon pastër dhe në mënyrë të organizuar.
  • Sigurohet që çdo ushqim i përgatitur të plotësojë standartet e Higjeno –Sanitare.
  • Kryhen në fund të ditës pastrimin e pajisjeve të kuzhinës.
  • Prodhon salçiçet duke respektuar proçeset e punë për prodhimin e tyre.
  • Ndihmon sektorët e tjerë në përgatitje dhe kur ka nevojë.
  • Merr përsipër kryerjen e detyrave shtesë që i lihet nga shefi i kuzhinës

Kualifikimet dhe kërkesat


  • Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë 8-10 vite

  • Të jetë i aftë për të punuar në një ambjent me një nivel të lartë nxehtësie.
  • Të jetë i disponueshëm për të punuar me dy turne.
  • Të jetë në gjendje për të përdorur në mënyrën e sigurtë pajisjet e punës

Personat e interesuar mund të na kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

E-mail: burimenjerezore@testela.al
Tel: 068 40 34 463
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Km7, Mëzez, Kashar, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top