• Durres, ofroj vend pune Drejtor Marketingu

74564385_1004144176593946_6907540621632733184_o.png


People R Us, në emër të klientit të saj aktualisht është duke rekrutuar për pozicionin Menaxher Marketingu në qytetin e Durrësit.


Përgjegjësitë kryesore:

  • Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i/e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve të kompanise;
  • Koordinimi dhe mbajtja e korrespondencës me partneret në lidhje me direktivat e marketingut për brande të caktuara;
  • Propozimi i strategjive të ndryshme të marketingut;
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjes, blerjeve dhe administratës për planifikimin dhe implementimin e ofertave;
  • Menaxhimi dhe monitorimi i web-it zyrtar të kompanisë dhe shënderrimi i tij në një instrument efikas prezantimi dhe shitjeje;
  • Menaxhimi dhe monitorimi i përdorimit të mediave sociale duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti;
  • Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të marketingut;
  • Monitoron dhe raporton lidhur me aktivitetin si dhe efikasitetin konform strategjisë;
  • Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave promocionale;
  • Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse;
  • Organizon dhe përcakton dizajnin e posterave dhe të broshurave per produktet e kompanise;

Kërkesat minimale:

  • Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose degë të ngjashme.
  • Eksperiencat e punës: Minimalisht 3 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet;
  • Aftësi organizative dhe menaxheriale;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
  • Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
  • Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse; aftësi për të zgjidhur probleme kyç;
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese;


SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs.peoplerus@consultant.com me subjekt "Menaxher Marketingu"

Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në 30 Nëntor 2019.

Ju do të kontaktoheni nga ekipi People R Us nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.


Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top