• Tirane, ofroj vend pune Freelancer Ekspert Agrikulture për trajnimin në fushën e bujqësisë.

Islamic Relief Worldwide një Organizatë e pavarur Jo-Qeveritare (OJQ) themeluar ne UK në 1984. Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1994. Islamic Relief- Albania është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në gjithë territorin e Shqipërisë me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani dhe Ramazani.

Thirrje për Ekspert Agrikulture për trajnimin në fushën e bujqësisë.

Eksperti do ofroj shërbime si trajnimet, përkatësisht në zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Individët që do të përfitojnë nga serat bujqësore do t’iu ofrohen trajnime të specializuara, për të përfituar edhe shërbime profesionale në bujqësi. Përfituesit në këtë mënyrë do të rrisin kapacitetin e tyre për një menaxhim të qëndrueshëm dhe më efektiv të serave të tyre. Si rezultat i trajnimeve nga një ekspert me eksperiencë përfituesit e shoqatës, do të njihen gjithashtu me çështje teknike dhe administrative.
Kështu, eksperti i bujqësisë do të shfrytëzojë njohuritë e tij mbi shkencën e tokës dhe kultivimin për të trajnuar përfituesit e projektit, me qëllimin kryesor rritjen e prodhimit bujqësor dhe për të patur sukses në këtë aktivitet. Puna e tij është që t’iu japë këshilla individëve që do të aplikojnë serat, për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga dëmtuesit, stuhi breshëri dhe fatkeqësi të tjera natyrore.

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë për një periudhë 2 mujore ( max 45 ditë pune)

Kërkohet
:
- CV e detajuar e aplikuesit (kompanisë/individit)
- Vlera ekonomike e shërbimit


Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dergojnë CV në: info@islamicrelief.al
Për më teper info kontakt: 0676007676

Aplikimet mbyllen në: 11 Nëntor, 2019.
 


Apply WhatsApp
Back
Top