• Tirane, kerkohet Menaxher Shitje

G Progress është në kërkim të pozicionit Menaxher Shitjesh për kompani distribucioni të artikujve ushqimorë, pijeve dhe më gjerë në Tiranë.

Detyrat

• Menaxhon Ekipin e shitjes nën varësi dhe rrit shitjet për të realizuar planin e shitjes;
• Përgatitja e planeve të shitjeve, ruteve ditore dhe kontrolli për realizimin e planit;
• Realizimi i aktiviteteve të Marketingut në terren së bashku me ekipin e shitjes;
• Kontroll i grafikut në terren dhe dërgimi i të dhënave në kohë;
• Ndërhyn në zgjidhjen e konflikteve, problemeve apo keqkuptimeve midis agjentëve;
• Jep shembullin personal në shitje dhe trajnon punonjësit e rinj;
• Analizë e saktë tregu;
• Dhenia e ideve të reja në përmirësim të punës;
• Zbatim dhe kontroll efiçent i ofertave dhe fushatave promocionale;
• Bashkëpunon me eprorët, strukturat paralele dhe ato nën vartësi për të përmirësuar prezencën në treg dhe rritjen e shitjeve për të gjithë portofolin e produkteve.

Kualifikimet

• Diplomë në Menaxhim, Administrim Biznesi;
• Eksperiencë pune në distribucion mbi 3 vjet;
• Eksperiencë në pozicionin e Menaxherit mbi 2 vjet ( duhet të ketë drejtuar ekip shitje);
• Njohuri mbi tregun dhe eksperincë në distribucion;
• Aftësi analitike, aftësi të mira supervizimi dhe menaxhimi;
• Leje drejtimi e klasit B;
• Përdorimi i mirë i kompiuterit dhe programeve Microsoft Office;
• Vendbanimi Tiranë.

Dërgoni CV-në tuaj në adresën: hr.gprogress@gmail.com

Do të përzgjidhen vetëm kandidatët që i përmbushin kriteret e vendosura nga ne.



Cel. : +355 67 200 4767
 


Apply WhatsApp
Back
Top