• Tirane, ofroj vend pune Analist Biznesi, Sektori i Analizave te Biznesit

Objektivat Kryesore


  • Analiza e biznesit dhe menaxhimi i aktiviteteve te projekteve te lidhura me permiresimet e programit informatik, mundesimi i funksionaliteteve dhe menaxhimi i mirembajtjes se sistemit.

  • Nisja operacionale dhe monitorimi i projekteve te Bankes, procesimi i te gjitha llojeve te kerkesave dhe koordinimi mes aktiviteteve te ndryshme te drejtorive ne Banke dhe/ose keshilluesve te jashtem.
Fusha e mbuluar ne programin informatik: Pagesat dhe operacionet e Back Office te Thesarit

Rolet dhe Përgjegjësitë kryesore


  1. Menaxhimi i projekteve
    • Mbikqyrja dhe organizimi i projekteve te Bankes, individualist ose si pjese e nje grupi;
    • Pjesemarrja ne analizen e detajuar te nevojave dhe propozimi i zgjidhjeve;
    • Planifikimi dhe monitorimi i progresit te projekteve;
    • Pergatitja e instruksioneve dhe manualeve lidhur me mjete dhe procese te reja te sistemit;
  2. Mirembajtja dhe zhvillimi i programit informatik te Bankes dhe nderfaqeve te lidhura me te:
    • Pergatitja e kerkesave te detajuara per implementimin ne programin informatik te Bankes se funksionaliteteve te reja apo modifikimin e atyre ekzistues;
    • Testimi i zhvillimeve te reja apo korrigjimeve te problemeve ekzistuese;
    • Testimi i versioneve te reja te programit informatik apo nderfaqeve te lidhura me te;
    • Parametrizimi i produkteve/sherbimeve te reja apo modifikimit te atyre ekzistues;
    • Parametrizimi i funksionaliteteve te programit dhe proceseve;
    • Komunikimi me kompanine prodhuese te programit informatik te Bankes ne lidhje me problemet funksionale dhe teknike;
    • Krijimi dhe monitorimi i ticket-ave mbi problemet e programit me kompanine prodhuese te programit si dhe testimi i zgjidhjeve te derguara;
    • Zgjidhja e problemeve te perditshme te programit informatik dhe asistimi i perdoruesve sipas kerkesave te tyre
  3. Tjeter:
    • Implementimi dhe menaxhimi i kushteve te punes se Bankes;
    • Ofrimi i mbeshtetjes se nivelit te dyte ne problemet e ngritura nga perdoruesit;
    • Mbeshtetja e Biznesit/Retail/Drejtorive/Sektoreve te tjere te Bankes ne pergatijen e procedurave te lidhura me produktet/sherbimet perkatese;
    • Mbeshtetja e sektoreve te ndryshem te Bankes per percaktimin e nevojave per implementim/permiresim nepermjet realizimit te analizave statisitore dhe analizave te lidhura me proceset e punes;
    • Trajnimi i trajnuesve;
    • Pjesemarrja ne trajnimin e perdoruesve, nese eshte e nevojshme;
  4. Aplikimin e sakte dhe te vazhdueshem te te gjitha procedurave dhe politikave te sektorit dhe te sigurohet qe te gjitha veprimet operacionale jane ne perputhje me fushen e veprimit te sektorit.

Aftesite e kerkuara


  • Diplome universitare ose me te larte ne informatike ekonomike, shkenca kompjuterike, ekonomike ose fusha te ngjashme;
  • Eksperience pune/certifikim/trajnim/ne menaxhim projektesh dhe/ose analize biznesi;
  • Aftesi nderpersonale dhe komunimi, aftesi drejtuese;
  • Aftesi per te punuar ne grup;
  • Nivel i larte aftesish organizative dhe analitike;
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze;
  • Njohuri te sistemeve te informacionit dhe/ose proceseve bankar.


Afati i fundit i aplikimeve: 1 Nentor 2019
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Te interesuarit te aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes OTP Albania: https://otpbank.al/
ose te aksesojne linkun:
https://otpbank.al/uncategorized-sq/analist-biznesi-sektori-i-analizave-te-biznesit/
 


Apply
Back
Top