• Tirane, ofroj vend pune PERFAQESUES SHITJE & MARKETINGU

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një prej klientëve tanë, një prej shoqërive të ndërtimit më të mëdha në vend, po kërkojmë në Tiranë:

PERFAQESUES SHITJE & MARKETINGU
Përgjegjësitë kryesore dhe kërkesat e profilit:


  • Eshtë personi përgjegjës për shitjet;
  • Informon dhe sqaron klientët në lidhje me produktet e shoqërisë: projektin, teknologjinë dhe cilësinë e materialeve të përdorura, afatet e punimeve, infrastrukturën, etj.;
  • Informon dhe sqaron klientët në lidhje me çmimet e produkteve, kushtet e kontratës;
  • Informon dhe sqaron klientët në lidhje me mundësitë e kreditimit dhe kontaktet me bankat;
  • Bashkëpunon me juristin për përgatitjen e kontratës me klientët;
  • Modifikimet e mundshme të projektit të ambientit të blerë dhe i paraqet pranë Drejtorisë Teknike për konsultim e më pas për zbatim, duke bërë edhe arshivimin e tyre;
  • Përzgjedhjen e materialeve të rifiniturës, në përputhje me projektin;
  • Ndjekjen dhe azhornimin me grafikun e punimeve në objekt, sipas kushteve të parashkruara në kontratë;
  • Krijon dosjen e veçantë për çdo klient, në të cilën gjendet e pasqyruar e gjithë marrëdhënia e shoqërisë me klientin;
  • Bën rakordimin e shitjeve në zyrën e financës;
  • Përdor kanalet e medias sociale për paraqitjen e materialeve të marketingut apo skicave të objektit;
  • Përgatit materialet e marketingut për tu publikuar si edhe skica të objektit;
  • Përgatit raporte mujore/ 3 mujore/ vjetore, periodike, lidhur me dinamikën e shitjeve.
Kërkesat e profilit:

  • Të ketë formimin dhe shkollimin si: arkitekt/design/marketing;
  • Të zotërojë programet Adobe Photoshop, Adobe Illustrator dhe të njohë mirë mediat sociale;
  • Njohuri rreth AutoCAD përbëjnë avantazh;
  • Të ketë përvojë pune në shitje jo më pak se 3 Vjet;
  • Të jetë në gjendje për ta përmbushur këtë detyrë në kohë dhe me cilësinë e duhur;
  • Të pranojë standartet dhe etikën e shoqërisë duke shprehur përkushtimin dhe gadishmërinë e tij/saj;
  • Të mos jetë pushuar nga puna më parë për çështje që kanë të bëjnë me gabimet në profesion;
  • Të mos jetë dënuar më parë për arsye të përfshirjes në mashtrime, vjedhje, ngacmime, etj.

PAGESA: Konkuruese.
SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e celularit + 355 68 6077430 (nga Hënë në të Premte).


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
 


Apply WhatsApp
Back
Top