• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Marredhenieve me Klientet

Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Të përmbushë objektivat e kompanisë ndaj klientëve. Të përmbushë kërkesat e klientëve për shërbimet e ofruara nga kompania, të merret me kërkesat e e klienteve, të delegojë dhe/ose të bashkëpunojë me departamentet e tjera përkatëse për secilin shërbim.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve afatgjata pozitive dhe profesionale me klientët;
  • Mirëmbajtja e llogarive të klientëve, duke regjistruar çdo informacion në lidhje me transfertat;
  • Të jetë e/i orientuar drejt klientit duke e vënë atë në qendër të vëmendjes gjatë bisedës;
  • Të dëgjojë me kujdes reagimet e klientëve;
  • Të trajtojë ankesat e klientëve, duke siguruar zgjidhje dhe alternativa të përshtatshme brenda afateve kohore;
  • Të ketë angazhim maksimal për t'i ofruar klientit shërbim të shkëlqyer;
  • I gatshëm për të ndihmuar kolegët e tjerë të ekipit për çështje të përditshme dhe/kur janë në vështirësi;
  • Të përdorë me shpejtësi dhe efikasitet programet e nevojshme të kompanisë gjatë kryerjes së detyrave;

Kërkesat:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi për të punuar e/i pavarur dhe në grup;
  • Aftësi në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira me të tjerët;
  • Njohuri shumë të mira në programet bazë të kompjuterit;
  • Njohuri të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze;
  • Të ketë eksperiencë të ngjashme, minimumi 1 vit;

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Curriculum Vitae (CV) në email-in info@protech.com.al duke specifikuar ne email pozicionin per të cilin aplikojnë.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top