• Tirane, ofroj vend pune Shefe Finance

NOVA është kompania lider në tregun shqiptar në fushën e produkteve profesionale arredimi për aktivitete si bare, restorante, hotele, zyra, se fundmi dhe shtëpi. Aktualisht NOVA është në kërkim të një Shefe Finance me përgjegjësitë dhe kërkesat si më poshte:

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Menaxhon, koordinon dhe kontrollon të gjitha operacionet financiare të kompanisë;
  • Kontrollon dhe supervizon stafin e financës, si dhe siguron një performancë të tyre në punë;
  • Menaxhon kontabilitetin dhe financat e kompanisë, duke siguruar performancë të mirë të funksionit të përgjithshëm të kontabilitetit;
  • Përgatit pasqyrat financiare, raportet financiare, analiza speciale, dhe raportet informative;
  • Menaxhon, koordinon dhe kontrollon të gjitha aktivitetet me palët e treta të lidhura ngushtë me
cështjet financiare të kompanisë;

  • Analizon pasqyrat financiare për të identifikuar fushat e mundshme të dobëta;
  • Harton dhe implementon politika dhe procedura financiare për tu respektuar nga kompania.
  • Analizon dhe sugjeron ndryshime ne politika dhe procedura te kompanise


KUALIFIKIME/KËRKESA:

  • Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune në pozicione drejtuese në financë-kontabilitet (e preferueshme mbi 5 vite);
  • Të zotërojë shumë mirë programin financiar Alpha;
  • Të njohë shumë mirë legjislacionin fiskal të Republikës së Shqipërisë
  • Të njohë shume mire parimet e standarteve kontabel ( SKK dhe SNK)
  • Aftësi të mira drejtuese, organizative, analitike dhe vendimmarrëse;
  • Të karakterizohet nga integriteti, korrektësia dhe ndershmëria në punë.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të punës në grup.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në ne marketing@novacontract.al
 


Apply
Back
Top