• Tirane, ofroj vend pune Arkitekt / Inxhinier Ndertimi / Inxhinier Mekanik

Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar. Alumil Albania Shpk është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë punonjes me eksperience ne pozicionet e meposhtme:

Arkitekt
Inxhinier Ndertimi
Inxhinier Mekanik


1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:


  1. Kontribuon ne rritjen e shitjeve nepermjet afrimit te klineteve rinj/projekteve te reja
  2. Krijimi i klienteles e cila perfshin ofrues te sherbimeve ne fushen e arkitektures, inxhinerise, dhe sherbimeve teknike
  3. Klasifikimi i klienteles bazuar ne rendesine e cdo klienti per te identifikuar aktoret ne treg
  4. Renditja sipas politikave te Kompanise te te gjithe informacionit lidhur me projektet dhe proceset e nevojshme për zbatimin e suksesshëm të projektit në sejcilën zonë
  5. Propozimi i zgjidhjeve bazuar ne nevojat e projektit dhe preferencave te inxhiniereve te cilat duhet te jene realiste dhe te qendrueshme
  6. Suport efektiv per implementimin e projekteve duke ofruar detajim te projekteve arkitetktonike sipas specifikimeve te projektit e cila do te kerkoje bashkepunimin me dep. e back office dhe te shitjeve per te dhene zgjidhje sa me te mire dhe te konsoliduar
  7. Pregatitja dhe perditesimi i prezantimeve teknike
  8. Kerkimi i konkurenteve kryesore ne fushen e sistemeve te aluminit dhe rregjistrimi i avantazheve dhe disavantazheve ne lidhje me sitemet e Alumil-it
  9. Transferimi i informacionit temesiperm tek te gjithe departamentet ne bashkepunim
2. Kualifikime/Kërkesa:
Kandidatët duhet të përbushin kriteret që vijojnë:

a. Edukimi:

- i diplomuar ne Inxhineri Mekanike/Ndertimi/Arkitekture

b. Eksperiencë pune:

-Eksperienca ne fushen e projektimit te strukturave te Aluminit perben avantazh

c. Kualifikime të tjera:

-Kualifikime pas universitare ne fushen e inxhinerise dhe ose Menaxhimit perben avantazh
-Njohuri shume te mira te Gjuhes Angleze
-Njofuri shume te mira te programeve AUTOCAD (2D dhe 3D), MS Office etj

3. Kompania Ofron :
Punësim sipas Legjislacionit Shqiptar në fuqi

4.
Të interesuarit mund ta dorëzojnë CV-ne dorazi në selinë e Kompanise ose ta dërgojnë atë elektronikisht në adresën: hr.albania@alumil.com, brënda datës 29-02-2020
ku dhe te Specifikojne dhe Pozicionin per te cilin Aplikojne
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top