• Tirane, ofroj vend pune Web Developer

Përshkrimi
Për shkak te zgjerimit te aktivitetit Edotta shpk kërkon të punësojë dy senior dhe dy junior web developer si
pjesetarë të grupit që zhvillojnë sistemet Edotta Multi Originator, Edotta E-learning 3.0, Edotta CRM.
Sistemet aktualisht përdoren nga disa kompani bankare në Itali. Paralelisht, sistemet po zhvillohen më tej.
Teknologjitë e përdorura janë:
- Apache
- PHP / Slim Framework / Smarty
- MySQL / Redis
- Javascript / JQuery / AngularJS
- CSS / Bootstrap
- Rest API
- Single Page Application
- RESTful backend me arkitekture cloud e ideuar per SaaS, mbi AWS


Detyrat
- Të krijojë backend në PHP duke perdorur framework-un e krijuar.
- Të zhvillojë ndërfaqen vizuale në HTML / CSS / Bootstrap.
- Të njohë framework-un AngularJS ose jQuery
- Të kuptojë platformat e sipërpërmendura dhe të ndërveprojë me to.
- Të kuptojë specifikimet e projektit dhe të bashkëpunojë me grupin në zhvillimin e tij
- Të konsultohet me anëtarët e tjerë të skuadrës.


Kualifikimet / Kërkesat
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë në një degë të lidhur me software development
- Të ketë minimumi 1 vit eksperiencë në software development
- Të ketë njohuri shumë të mira në Javascript, JQuery, AngularJS dhe PHP
- Të jetë i aftë të kuptojë teknika, algoritme dhe framework-e të reja
- Të ketë koncepte të mira mbi OOP
- Të jetë i aftë të ideojë module të aplikacionit me ndihmën e menaxherit të projektit, dukë përdorur praktikat më të
mira për komponente të ripërdorshme dhe për integrimin me modulet e tjera
- Të zoterojë shumë mirë gjuhën italiane.


Shënime
- Paga e kënaqshme dhe e diskutueshme në bazë të aftësive dhe njohurive të kandidatit.
- Të interesuarit të dërgojnë një CV në: hr@edotta.al
- Adresa: Rr. Kavajes, pall. Baja-BAD, pranë Tirana Business University, Tiranë.
 


Apply
Back
Top