• Tirane, ofroj vend pune Chef Account Officer

Megatek_cover.jpg


HISTORIKU

MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Chief Account Officer

Qellimi i Pozicionit:
Shefi i Kontabilitetit eshte pergjegjes per pergatitjen e raporteve financiare dhe te performances, duke asistuar departamentet me buxhetet vjetore dhe rishikimet, kontrollet e brendshme si dhe duke ndjekur politikat e taksave dhe fiskut.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  1. Asiston Drejtorin e Finances per buxhetin ne te gjtha ceshtjet lidhur me Kontabilitetin, mbajtjen e pergjithshme te llogarive dhe funksionet e Raportimit Financiar.
  2. Kontrollon ne menyre te perditeshme faturat e shitjes si nga shumica po ashtu dhe nga pakica (Retail). Kontrollon cdo dite arken, banken dhe kasat.
  3. Informon cdo dite drejtorin e Finances rreth problematikes se hasur.
  4. Shefi i Kontabilitetit punon ne bashkepunim me menaxhimin e larte dhe me te gjithe departamentet e kompanise per te arritur qellimet e pergjithshme financiare te kompanise.
  5. Themelon ndjekjen e inventarit dhe sistemet e menaxhimit.
  6. Pergatit deklaratat financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
  7. Pergatit dhe paraqet ne kohe te gjitha raportet e nevojshme per te siguruar perputhje me te gjitha kerkesat e raportimit te kerkuara.
  8. Ndjek zbatimin e detyrave nga personeli qe ka ne varesi dhe ben vleresimin e tyre te performances konform rregullave dhe procedurave te kompanise.
  9. Keshillon manaxheret e kompanise per probleme te vecanta kur gjykon se duhet nderhyre ne mbrojtje te interesave te kompanise.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Te kete mbaruar studimet e larta,ne Finance Kontabilitet
Eksperiencë pune: Te pakten 5 vite pune ne pozicionin perkates

Aftësite:
  • Aftesi shume te mira organizuese dhe kordinuese
  • Aftesi shume te mira monitoruese
  • Aftesi shume te mira komunikuese
  • Aftesi shume te mira ne supervizimin e stafit
Aftesi te tjera:

· Njohuri te mira te gjuhes angleze.
· Njohuri baze të paketës Microsoft Office.
· Te disponoje patente te klasit B.

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore



 


Apply WhatsApp
Back
Top