• Tirane, ofrohet internship ne fushen ligjore dhe ekonomike

MUNDËSI INTERNSHIPI
Magnum Opus Group (MOG) në bashkëpunim me Ardex - Consulting, me një eksperiencë të gjatë në fushën e menaxhimit të projekteve, shërbimeve të integruara të konsulencës, ngritjen e sistemeve dhe ristrukturimin e organizatave publike & private, përgatitjen dhe zhvillimin e strategjive dhe politikave, njofton se ka hapur Mundësine per Internship në fushën:

  • Ligjore;
  • Ekonomike (Analiza Biznesi, Menaxhim projektesh, etj).

Profili i kandidatit:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare ose të jetë në përfundim të studimeve master, përkatësisht në fushën e drejtësisë/të ekonomisë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office;
  • Dëshirë dhe vullent për të zgjeruar dijet dhe potencialet në fushën ligjore/ekonomike.

Përfitime nga internshipi:
Kandidatët do të kenë mundësi:


  • të punojë nga afër me ekspertë të fushës;
  • të angazhohen me projekte konkrete;
  • të aftësohen dhe rriten profesionalisht.

Procedura e aplikimit: Për t’u bërë pjesë e procesit përzgjedhës, të interesuarit mund të dërgojnë CV në adresën: pune@mog.al.

Afati për aplikim: 30.10. 2019

 


Apply
Back
Top