• Tirane, ofroj vend pune Analist Raportimesh Financiare

HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Analist Raportimesh Financiare

Qellimi i Pozicionit: Specialisti i Raportimeve perdor te dhenat financiare te regjistruara ne sistemet kompjuterike per te analizuar gjendjen financiare te kompanise.

Detyrat dhe Pergjejgjesite:

  1. Perpilon dhe pregatit raportet finaciare mujore per shitjet, pasqyren e shpenzimeve e te ardhurave, cash flow, raportet per klientet e furnitoret, gjendjet debitore e kreditore etj, per stafin drejtues te kompanise.
  2. I shoqeron pasqyrat e mesiperme me komente e analiza duke pasqyruar qarte pikat e dobeta dhe te forta te departamenteve te shitjes retail apo wholesale.
  3. Njeh shume mire sistemin financiar dhe sidomos raportet per cdo modul.
  4. Njeh shume mire, zbaton dhe ndjek zbatimin e SKK dhe SNK duke bashkepununar me Shefin e kontabilitetit dhe Drejtorin e Finances
  5. Krijon raporte te reja qe mendon se I nevojiten fushes se biznesit dhe paraqet propozime tek drejtori I Finances per ti kerkuar departamentit te IT implementimin e tyre ne system ne menyre qe te jene lehtesisht te kuptueshme nga perdoruesit e ketij informacioni.
  6. Paraqet te dhena te sakta dhe statistika te nevojshme per perpilimin e buxhetit vjetor te kompanise
  7. Krahason buxhetin mujor me realizimet duke analizuar shkaqet qe kane sjelle shmangiet.
  8. Monitoron ne menyre te vazhdueshme gjendjen e debitoreve duke analizuar shkaqet e rritjes
9. Detyra te tjera qe mund te nevojiten dhe mund ti ngarkohen

Arsimimi: Te kete perfunduar studimet ne Finance -Accounting ose Informatike Ekonomike

Eksperienca: Te kete minimumi 3 vjet eksperience pune ne pozicione te ngjashme.


Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dorezoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top