• Tirane, ofroj vend pune Drejtor marketingu

Prezantim:

Kompania APA ALBPARTNERS SHA, është një agjenci reklamash me një eksperiencë mbi 15 vjet në tregun shqiptar. Ajo ofron marketing, reklamim dhe shërbime inovative dhe efektive të marketingut për të gjitha kompanitë që kërkojnë të rrisin biznesin e tyre dhe dallohen në tregun shqiptar.



FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE:

Drejtori i Marketingut është përgjegjës për hartimin dhe drejtimin e planit strategjik dhe operacional për kompaninë. Menaxhon dhe integron veprimin e njësive organizative të kompanisë, financë- prodhim- shitje. Drejtori i Marketingut ka si funksion të përmisojë pozicionimin e kompanisë në treg dhe të synojë zhvillimin financiar. Ndërton marrëdhëniet me klientët, identifikon mundësitë e biznesit, negocion dhe realizon marreveshje biznesi dhe ka njohuri të thella të kushteve aktuale të tregut.
Eshtë gjithmonë në kërkim të klienteve të rinj apo bashkëpunëtorë të tjerë për t’i kthyer ata në klientë potencial, me qëllim rritjen e përfitimeve të kompanisë. Drejtori i marketingut do të kontribuojë gjithashtu në menaxhimin sa më të mirë të klientëve ekzistues për të siguruar qëndrimin e tyre në pozita të kënaqshme dhe pozitive, duke u ofruar atyre zgjidhje të ndryshme në lidhje me shërbimet, të cilat shpesh ndikojnë ose parashikojnë nevojat e këtyre klientëve në të ardhmen.

Detyrat:


  • Të hartojë dhe zbatoj planin afatshkurtër të kompanisë në përputhje me strategjinë e përgjithshme të biznesit dhe të vendos objektiva me punonjësit në mbështetje të këtyre planeve, për arritjen e objektivave të fitimit për vitin aktual, duke siguruar dhe rritje të qëndrueshme afatgjatë.
  • Të përcaktoj strategjinë e biznesit dhe planet afatmesme, për të siguruar që produktet dhe ofertat e shërbimit përputhen me nevojat ekzistuese të tregut dhe të atij në zhvillim.
  • Planifikon dhe zhvillon strategjitë marketing për shërbimet dhe produktet e reja ose ekzistuese të kompanisë. Realizon fushata mbikqyrëse për zbatimin e strategjisë sipas tendencave më të fundit të kohës dhe zhvillimeve teknologjike.
  • Identifikimi i klientëve potencial dhe ndërtimi i databasës së klientëve në një format të plotë dhe të përditësuar.
  • Përgatitja e planeve të veprimit për klientët e rinj dhe informimi i klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat.
  • Siguron dhe menaxhon përdorimin e teknikave më të mira e praktike në proçesin e prodhimit, duke përmisuar cilësinë, sherbimin dhe reduktuar kostot operative.
  • Menaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanisë, ëebsite i kompanisë dhe sigurohet që të gjitha informacionet janë të azhornuara;
  • Të siguroj që kontrollet financiare dhe praktikat e raportimit brenda njësive të biznesit të përmbajnë informacion të saktë, për të ndihmuar menaxhimin profesional të biznesit.
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi dhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të ҫmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare.
  • Analizon dhe interpreton pozicionin e kompanisë në treg dhe e paraqet informacionin në raporte dhe prezantime tek drejtori ekzekutiv.


Përvoja:



  • Të ketë diplomë universitare në Marketing.
  • Të ketë minimumi 10 vjet eksperience pune në pozicionin Drejtues Marketing.
  • Të ketë eksperiencë në hartimin dhe zbatimin e strategjive marketing dhe fushatave të marketingut.
  • Të kete eksperiencë në riorganizimin dhe strukturimin e biznesit
  • Të ketë aftësi shumë të mira drejtuese, komunikimi dhe menaxhimin e stafit.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyra ndërvepruese me partnerë biznesi dhe nivele të larta menaxhimi.
  • Të jetë krijues, energjik, të marrë përgjegjësi dhe të jetë i aftë të zgjidhë problemet.
  • Të jetë i organizuar dhe metodik, i motivuar, proaktiv dhe të ndërmarrë iniciativa.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Njohuri të shkëlqyera të programeve kompjuterike.




Cel. : 0683531364
 


WhatsApp
Back
Top