• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

Shoqeria e ndertimit AM Group shpk kerkon te punesoje Inxhinier Ndertimi ne Zbatim.
Te interesuarit te dergojne CV ne kete adrese emaili marketing@cityparkalbania.com


Përshkrimi i punës
Inxhinieri i Zbatimit ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në
përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri në
fazën e dorëzimit të objektit.


Përgjegjësitë:
•Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit që do të ndërtohet dhe
bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi;
•Zbaton plan-organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët
për diskutim apo miratim.
•Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin,
specifikimet teknike dhe standardet;
•Kontollon zbatimin e punimeve dhe harton proçesverbalin e sigurimit teknik
•Merr pjesë në të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe mban proces verbale përkatëse;
•Zbaton grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të
punimeve;
•Plotëson cdo ditë ditarin e punimeve;
•Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të
projektit;
•Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër;
•Kërkon që të gjitha materialet që vijnë në objekt të konform specifikimeve teknike;
Kërkesat minimale:
•Arsim i lartë, Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit,
•Njohuri kompjuterike Microsoft Office, Project, Autocad
•Preferohet të ketë njohuri të gjuhës Angleze
•Aftësi të mira të menaxhimit të kohës
•Të jetë fleksibël në lidhje me punën
•Të ketë Integritet të lartë


Te gjithe kandidatet e interesuar mund te dergojne CV-ne, ne adresen: marketing@cityparkalbania.com
 


Apply
Back
Top