• Tirane, kerkohet Sherbim Klienti

Supermarketi BioJu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar.
Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershën në biznes.


Aktualisht kompania po kërkon të punësojë punonjës për pozicionin Shërbim Klienti


Detyra e pozicionit:


  • Hap dhe mbyll supermarketin

  • Ёshtë përgjegjës për regjistrimin e faturave në sistem, evidenton hyrjet, daljet, hedhjet dhe demtimet dhe raporton per problematikat qe lidhen me to dhe porosite e dhena.
  • Mban përgjegjësi për gjendjen fizike të Arkës.
  • Me aprovimin apo ne dijeni te menaxherit ben uljet per produktet qe jane ne skadence te afert.
  • Merr mallin ne dorezim dhe ben kontrollin e faturave hyrese me mallin fizik te furnizimit.
  • Ne mungese te menaxherit te marketit mbikqyr punonjesit e turnit dhe ndjek aktivitetet e lena ne ngarkim te secilit.
  • Ben porosi tek furnitoret per mallrat qe mungojne ne market ne dijeni te menaxherit.
  • Ben çeljen e kodeve te reja qe vijne nga furnitoret.
  • Organizon largimin e skadencave sipas proçedures se percaktuar nga kompania.
  • Bën kuadrimin e faturave të shitjes me skontrino dhe kalimet në kasë për diferencat, çdo ditë. Ben kontrolle te rastesisshme te gjendjeve te arkes dhe monitoron aeketaret ne market.
  • Dergon tek financa faturat dhe leket.
  • Organizon dergimin e porosive te klientit ne shtepi
  • Eshte pike kontakti per klientin per menaxhimin e sugjerimeve, ankesave dhe kerkesave.
  • Ndihmon ne trajnimin e stafit te ri ne pune.
  • Zevendeson Kasen ne mungese te stafit apo mbingarkese.
  • Prenoton dhuratat per klientin.
  • Hap kartat e klienteve.
  • Kontrollon dhe sistemon oferten e fletpalosjes dhe mban kontakt te vazhdueshem me dep e blerjeve per mirefunksionimin ne sitem te ofertave..


Kriteret e kërkuara:
  • Të ketë mbaruar arsimin e larte (Fakulteti Ekonomik)
  • Të dijë dhe të kete punuar me programin Financ 5 ( Kusht i detyrueshem)
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme pune
  • Mosha nga 25 deri në 40 vjeç
  • Të jetë banues/e në Tiranë.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B]
 


Apply
Back
Top