• Shqiperi, ofroj vend pune Manaxher i Marredhenieve me Palet e Treta, Rajoni Jug

Qëllimi i punës:
Ndërton dhe mirëmban zhvillimin e partneriteteve dhe rrjetit të referuesve për të mbështetur aktivitetin e segmentit të biznesit, si nëpërmjet rrjetit të degëve ashtu edhe nëpërmjet shërbimit në distancë, ose online.

Përgjegjësitë Kryesore

  1. Zhvillon strategjinë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me palët e treta, duke siguruar përmbushjen e objektivave të shitjes dhe kënaqësisë së klientit, efikasitetin operacional dhe ofrimin e produktit, marrëdhënie të qëndrueshme me partnerët;
  2. Monitoron performancën e partnerëve, merr masa përkatëse për të siguruar produktivitetin e pritshëm dhe raporton informacionin dhe/ose performancën te Drejtori i Segmentit Individë;
  3. Zhvillon dhe propozon çmimin, promocionet dhe skema të tjera nxitëse për partnerët dhe stafin, në mënyrë që të promovojë produktivitetin dhe rritjen e volumit të biznesit;
  4. Udhëheq negociatat me palët e treta mbi kushtet dhe afatet e marrëveshjes për të optimizuar vlerën e marrëdhënieve të ndërsjellta;
  5. Analizon përfitueshmërinë dhe qëndrueshmërinë për çdo partner dhe propozon ndryshime për përmirësim;
  6. Punon ngushtë me Degët për të kuptuar se si produkti duhet të pozicionohet dhe të përafrohet me tregun;
  7. Merr pjesë aktivisht në iniciativa/aktivitete të ndryshme ku përfshihet NOA për ta përfaqësuar atë denjësisht.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë universitare preferueshëm në Ekonomi, Administrim Biznesi ose të tjera të lidhura me fushën;
  2. Minimumi 3 vite eksperiencë si oficer kredie në institucione të tjera financiare ose në një pozicion në shitje;
  3. Njohuri të avancuara të kredive të biznesit;
  4. Aftësi të shkëlqyera negociimi dhe komunikuese;
  5. Aftësi të shkëlqyera organizative & manaxhimit të kohës;
  6. Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 9 Tetor 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top