• Tirane, kerkohet Agjent ne Terren, Punonjes Prodhimi/Montimi

Sakuli Sign & Printing eshte nje kompani e cila operon prej 15 vitesh ne tregun e reklamave dhe printimeve. Jemi gjatë gjithë kohës duke u munduar për t'ju përgjigjur ne kohë dhe në mënyrë korrekte klientëve tanë. Për këtë, në kuadrin e zgjerimit të stafit, kërkojmë punonjës për të plotësuar vendet vakante si më poshtë:

- Agjent në terren
Kërkesat:

  • Të ketë njohuri të përgjithshme në fushën e reklamave ( përben avantazh)
  • Të jetë I aftë të konceptojë mënyrën e realizimit/matjes dhe prodhimit të një reklame
  • Të jetë i shkathët dhe të ketë dëshirë për të punuar
  • Të jetë I aftë për të punuar individualisht dhe në grup
  • Të jetë fleksibël me oraret
  • Të jetë korrekt
  • Të jetë I pajisur me patent klasi B

Ofrojmë:


  • Kushte të mira pune
  • Makinë në dispozicion
  • Transport
  • Pagë e kënaqshme

Punonjës Prodhimi/Montimi


  • Të kete experiencë pune ne kompani reklamash ne fushen e prodhimit dhe montimit
  • Të jetë I aftë për t’I dhënë zgjidhje problemeve të mundshme në montim/prodhim
  • Të ketë njohuri për veglat e punës
  • Të jetë rreth moshës 24-45 vjec
  • Preferohet të ketë patente klasi B
  • Të jetë fleksibël me oraret
  • Të jetë korrekt dhe I aftë për të punuar ne grup
Ofrojmë:

  • Kushte të mira pune
  • Pagë e kënaqshme dhe vlerësim në bazë të performancës
Kandidatët janë të lutur të kontaktojnë ose të dërgojnë CV në adresat e mëposhtëme:
E-mail: jonida@sakuli.com / Tel: +355692038406
 


Apply WhatsApp
Back
Top