• AL, AMC kerkon perfaqesues shitjesh per qytetet Vlore, Korce, Shkoder

AMC ofron një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata individë te kualifikuar dhe energjikë të cilët kërkojnë të bëhen pjesë e një mjedisi dinamik dhe shpërblyes. Ne jemi një kompani që rritet me ritme të shpejta që i stimulojmë punonjësit me ambicie profesionale nëpërmjet benefiteve të shumta dhe mundësive për karrierë!

Ne kërkojmë PERFAQËSUES SHITJESH per qytetet Vlore, Korce, Shkoder.

DETYRAT KRYESORE TË POZICIONIT:
  • Promocion i shitjeve dhe mbështetja e pikave të shitjes së AMC-së.
  • Tregtimi i produkteve në pikat e shitjes së AMC-së
  • Inspektimi i tregut.
  • Mbajtje dhe zhvillim i abonenteve me kontratë.
  • Negocim me abonentet potenciale.
KUALIFIKIMET E KANDIDATËVE:
  • Të kenë diplomë universitare , Fakulteti Ekonomik, Administrim Biznesi/Profili Marketing.
  • Të kenë eksperiencë pune të mëparshme në fushën e Shitjeve/Marketingut.
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze , e shkruar dhe e folur.
  • Të jenë të gatshëm për të punuar jashtë orarit normal të punës.
  • Të kenë leje per drejtim automjeti.
  • Të jenë të gatshëm për të udhëtuar në zona të ndryshme të Shqipërisë.
  • Të kenë njohuri te produkteve dhe shërbimeve të AMC-së.
Të interesuarit duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet:
  • Duke klikuar këtu
  • Pranë recepsionit të AMC-së ,në zyrat tona në Laprakë.
  • Pranë dyqaneve të AMC-së.
Formularin e plotësuar, së bashku me referenca dhe vërtetime për aftësitë dhe eksperiencat e përshkruara në të, mund ta dorëzoni në recepsionin e AMC-së, dyqanet AMC, ose në adresën e-mail human-resources@amc.al

Për cdo informacion, jeni të mirëpritur të kontaktoni, në Nr.04275151.

Data e fundit e aplikimit 10 nentor 2006.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur nga CV-ja do të lajmërohen

 


Apply
Back
Top