• Ofroj vend pune-Specialist Kuzhine Fast Food

OPA -Greek Street Food shpall pozicione të lira pune:

• Specialist Kuzhine Street Food

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të përgatisë dhe të perziejë ingredientët sipas kërkesave specifike për disa produkte;
  • Të gatuajë numrin e saktë të artikujve ushqimor të porositur nga çdo klient, të jetë i shkathët në menaxhimin e shumë situatave ;
  • Përgjegjës për mbajtjen pastër të kuzhinës;
  • Përgjegjës për monitorimin e stokut për lëndën e parë;
  • Të mirëmbajë pajisjet dhe të verifikoj që produket e përgatitura përmbushin standardet e shëndetit dhe të sigurisë në ambjentin e punës;
Kërkesat e profilit:

  • Të ketë eksperienca të mëparshme pune minimalisht 3 vjet, (arsimimi profesional përbën avantazh);
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
  • Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat;
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: hr@salt.al ose kontaktoni në numrin e telefonit: 0697079300


Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply WhatsApp
Back
Top