• Tirane, ofroj vend pune-Menaxher/e Turni

OPA -Greek Street Food shpall pozicione të lira pune:

  • Menaxher/e Turni
Përgjegjësitë kryesore:
  • Delegimin e detyrave tek stafi dhe mbikëqyrja e performancës së tyre;
  • Përgjegjës për kryerjen e furnizimeve sipas nevojës si dhe mbajtjen e rregullt të inventarit periodik;
  • Pritjen dhe shërbimin e klientëve sipas standartit të përcaktuar nga kompania;
  • Përgjegjës për organizimin e stafit dhe menaxhimin e pushimeve javore;
  • I gatshëm për të ndihmuar stafin për të zgjidhur problematikat gjatë orarit të shërbimit;
  • Përgjegjës për ndjekjen e shpenzimeve ditore dhe raportimin e tyre tek eprori;
  • Ndjekjen e të gjitha rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë në punë;
  • Shqyrton dhe vlerëson rregullisht kënaqesinë e klientëve dhe rekomandon politika të reja operacionale;
Kërkesat e profilit:
  • Minimalisht 3 vjet përvojë pune;
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
  • Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit në varësi;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve;
  • Të ketë aftësi te mira organizative dhe planifikuese;
  • Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat;


Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: hr@rhg.al ose kontaktoni në numrin e telefonit: 0697079300.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply WhatsApp
Back
Top