• Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitje

FUNKSIONET BAZE DHE QELLIMI I PERGJEGJESIVE: Përgjegjës për identifikimin e klientëve potencial dhe arritje të objektivave të shitjes.

DETYRAT

  1. Identifikon targetin e klientëve potencial dhe është përgjegjës për shitje direkt të shërbimeve marketing të kompanisë.
  2. Kryen takime dhe prezanton kompaninë tek klientët potencial.
  3. Identifikon nevojat e klientit dhe përgatit projekt propozim.
  4. Monitoron dhe menaxhon proceset e punës për kryerjen e çdo shërbimi të kërkuar nga klientët.
  5. Mirëmbajtja e klientit aktual.
  6. Përgatit strategji për gjenerimin e klientëve të rinj.

KUALIFIKIME DHE EKSPERIENCA

  1. Të ketë eksperiencë pune në marketing ose menaxhim minimalisht 1 vit.
  2. Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferuar në degët e Ekonomi/ Marketing.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike.
  4. Të njoh dhe shkruaj shumë mirë gjuhën shqipe.
  5. Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  6. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të suksesshme mes palëve.
  7. Të ketë aftësi të mira për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
  8. Do të kenë përparësi kandidatët të cilët kanë kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut.

Për këtë pozicion pune ofrohet pagë bazë si dhe bonuse.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e email: info@novus.al



Cel. : +355 69 80 80 026
 


Apply WhatsApp
Back
Top