• Megatek ofron vend pune Asistent Koordinatore e Shitjesh HORECA

Megatek_cover.jpg


MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Asistent Koordinatore e Shitjesh HORECA

Qellimi i pozicionit: Asiston klientet dhe punen ne departamentin e Shitjeve HORECA duke synuar arritjen e objektivave te kompanise per shitjet.

Detyra dhe Pergjegjesite:
  • Pregatit oferta per klientet institucional poteciale te Megatek, komunikon
    dhe ndjek procesin deri ne dergimin e porosise tek klienti duke bashkepunuar ngushtesisht me kompanine e transportit.
  • Mban komunikim te vazhdueshem me Klientet, ndjek sqarimin teknik te pyetjeve dhe paqartesive qe mund te kane Klientet.
  • Mban dhe perditeson databazen e klienteve ne te cilen pasqyron punet e reja, numrat e kontaktit, takimet e realizuara me Klientin etj.
  • Bashkepunon ngushte, por jo vetem me departamentin e Finances dhe Klientin. Ndjek likujdimin e pageses etj.
  • Kontrollon shitjet dhe stokun, ndjek veprimet ne sistem per kthimet e ndryshme nga dyqani ne magazine ose anasjelltas,
  • Asiston Klientet gjate vizites ne dyqan duke ju ofruar informacion, sqarimin e detajeve teknike dhe duke sqaruar cdo pyetje qe ka Klienti.
  • Mban dhe administron dosjet teknike, administrative duke perfshire dhe ate te cmimeve te aprovuara.
  • Administron ankesat e Klienteteve dhe ndjek problematiken deri ne zgjidhjen e saj,
  • Detyra te tjera te kerkuara nga Manaxheri I departamentit.
Kerkesa dhe Kualifikime:
  • Te kete mbaruar studime te larta.
  • Eksperienca te ngjashme pune
  • Aftesi per te punuar ne skuader, aftesi shume te mira komunikuese
  • Aftesi analizuese dhe ne manaxhimin e kohes
  • Aftesi te mira prezantuese


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:

1. Me E-mail:
humanresources@megateksa.com ose kontakto në 069 60 82318
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top