• Tirane, ofroj vend pune Përfaqësues Shitjesh (produkte/pajisje laboratorike)

EPPC Albania kërkon një Përfaqësues Shitjesh (produkte/pajisje laboratorike) për një kompani të konsoliduar (përfaqësi e disa Brand-eve ndërkombëtare), që operon në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Kandidati ideal duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale për promovimin dhe shitjen e produkteve/pajisjeve laboratorike.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë përfunduar Studimet Universitare në degën Kimi;
  • Eksperiencë pune e mëparshme në shitje në sektorin shëndetësor;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (kryesisht Word-Excel);
  • Të ketë leje drejtimi automjeti dhe disponibilitet për të udhëtuar;
  • Të ketë aftësi të mira prezantuese, komunikuese dhe negociuese.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top