• Vlore, ofroj vend pune Inxhinier Kantieri

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë

Kompania Mane TCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier Kantieri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë/Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
  • Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm;
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.;
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
  • Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
  • Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier;
  • Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë;
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta;
  • Përgatitjen e snag listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit;
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes;
  • Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes;
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë;
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
  • Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier , hidraulik , elektricist, topograf) për punime në kantier;
  • Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara;
  • Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre ,të makinerive dhe të fuqisë punëtore;
  • Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse;
  • Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin;
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.

Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime të tjera:

  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.);
  • Te ketë jo me pak se 5 vjet experience pune ne Punime Civile (konstruksion & rifinitura).

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_0319

Afati i dorëzimit: 30.09.2019

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top