• Ofroj vend pune TRAJNUES - Specialist i Zhvillimit te Burimeve Njerezore

Mirnes një kompani konsulence qe operon ne fushen e zhvillimit te burimeve njerezore kërkon një person profesional për rolin e Specilistit te zhvillimit te Burimeve njerezore pranë Mirnes.

Përgjegjësitë:


  • Mbikqyr programet për zhvillimin e burimeve njerëzore, trajnimet, workshopet, etj
  • Bashkepunon me grupet drejtuese te klienteve per te identifikuar nevojat per trajnim dhe zhvillim te punonjesve ne vazhdimesi
  • Planifikon dhe vë në zbatim paketat trajnuese me standardet me te larta ne treg
  • Përgatit materialet e trajnimeve, materialet per pjesemarresit, etj
  • Nderton dhe monitoron systemin e zhvillimit te burimeve njerezore per secilin klient dhe sigurohet qe ky zhvillim ndodh dhe ka impakt ne performancen individuale dhe ate te kompanise ne teresi.
  • Nderton sistemi raportimi te bredshme dhe te jashtme
  • Angazhohet për zhvillimin e vazhdueshëm të vetes dhe të kompanisë në fushën e zhvillimit të burimeve njerëzore

Kërkesat:


  • Arsim të lartë në njërën nga degët ekonomike.
  • Aftësi të përkryera komunikimi, prezantimi dhe ndërpersonale
  • Njohje shume te mire te gjuhes angleze dhe shqipe ne artikulim dhe shkrim
  • Minimum 2 vite eksperiencë në fushën e trajnimit/zhvillimit të burimeve njerëzore. Eksperienca shtese në departamente/pozita të tjera pune është një plus.
  • Njohuri të teknikave trajnuese dhe aftësi të mira organizimi
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike , word, excel dhe powerpoint
  • Prezencë profesionale

Nëse doni të punoni dhe të mësoni nga profesionistë me standarde të larta dhe të keni angazhime vazhdimisht sfiduese ju inkurajojmë
të dërgoni aplikimin tuaj (CV + Leter motivimi) në adresën [B]info@mirnes.com[/B]

Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më 25 shtator 2019
Ju vëmë në dijeni se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë
 


Apply
Back
Top