• Tirane, ofroj vend pune Koordinator logjistike

Kompania Leon Konstruksion me aktivitet ne Ndërtim dhe qendër në Tiranë kerkon te punesoje nje Koordinator logjistike.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË



  • Mbajta e kontakteve dhe marrëdhënieve me furnitoret për materialet dhe shërbimin e transportit;
  • Mbajta e kontakteve me Inxhinieret/Tekniket, drejtuesit e mjeteve dhe Magazinieret për porosine e materialeve dhe ecurinë e transportit;
  • Rakordon per mire menaxhimin e transportit;
  • Mbajtja e kontakteve me Agjensitë doganore që kompania ka marrëdhënie biznesi e bashkëpunimi;
  • Merr detyrat dhe mban në informacion korrent, Drejuesin e Departamentit.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Kualifikimet mund te vijne nga fusha menaxhim biznesi,teknike ndertimi apo mekanike.

Eksperiencë Pune: Të ketë një eksperiencë 1- 2 vjecare në fusha të ngjashme;

Aftësi:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese;
  • Të jetë i/e orientuar drejt zgjidhjes së problematikave;
  • Të jetë fleksibël dhe i/e orientuar drejt punës në grup;
  • Të zotërojë leje drejtimi automjeti, kategoria B.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: ssharka@leonkonstruksion.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Tetor 2019
 


Apply
Back
Top