• Lushnje, ofroj vend pune Banakier, Lushnje

Përmbledhja e Pozicionit:

Puna e banakierit konsiston në përgatitjen dhe shërbimin e pijeve në mënyrë të shpejtë, efikase dhe profesionale në çdo moment.

Detyra dhe Përgjegjësi :


-Të mbajë të ndriçuar banakun;
-Të pastrojë ambientin rreth banakut;
-Përgatit dhe shërben pijet kamariereve në përputhje me porositë e bëra- gjatë dy turneve;
-Të fshijë të gjitha filxhanet/serviset e përdorura gjatë turnit dhe t’i kontrolloje para se t’i sherbej pijet;
-Kontrollon shpenzimet gjatë orarit;
-Asiston në mbushjen e inventarit sipas nevojave të banakut;
-Siguron që salla e banketit/restorantit/barit është pajisur plotësisht që kur fillon shërbimi çdo gjë të funksionojë;
-Të jetë i përpiktë të paraqitet në detyrë në çdo turn (turni i parë apo turnin e dytë)
-Ruan qëndrim pozitiv dhe komunikimin me kolegët gjatë orarit të punës;
-Mbledh të dhënat gjatë ditës dhe raporton çështjet ashtu siç paraqiten;
-Të ruajë standardet e higjenës personale në çdo kohë;
-Të demostrojë përdorimin e duhur dhe të sigurt të të gjitha paisjeve;

Kërkesat Minimale :

-Arsim profesional ose i mesëm;
-Eksperiencë pune të mëparshme si banakier.
-Njohuri të mira në përgatitjen e pijeve të nxehta, përzierjen, zbukurimin dhe shërbimin e pijeve.
-Njohuri kompjuterike.
-Qëndrimi pozitiv dhe aftësitë e shkëlqyera të komunikimit.
-Aftësia për të mbajtur barin e organizuar, të pajisur dhe të pastër.
-Aftësi të mira të menaxhimit të kohës
-Të jetë fleksibël në lidhje me punën


Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 23.09.2019 në adresën elektronike hr@metropolgroup.al.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


Cel. : +355697024732
 


Apply WhatsApp
Back
Top