• Durres, ofroj vend pune Shofer Kamioni

deKoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit. Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat Pinto dhe produktet e polisterolit Termax.


Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare, po kërkojmë Shofer Kamioni, që t'i bashkohet skuadrës sonë të logjistikës. Ky vend pune ka nevojë për dikë që është i gatshëm
të marrë përsipër përgjegjësinë e transportit të artikujve cilësorë. Nëse e cilëson veten të aftë për kryerjen e dërgesave me përpikërine dhe kujdes të posaçëm, është çasti i duhur për të filluar punë në deKoll.




Të ofrojmë:


- Pagë mujore mbi mesataren e tregut;
- Marrëdhënie pune afatgjatë dhe të qëndrueshme;
- Kushte pune në përputhje të plotë me Kodin e Punës;
- Mjedis bashkëpunues që të mundëson arritjen e rezultateve.




Prej teje kërkojmë:


- Përvojë të sprovuar në drejtimin e kamionit (trailer ose kamion me vinç 15 ton) dhe pa histori incidentesh;
- Karakter vigjilent dhe pjekuri në marrjen e vendimeve;
- Zell dhe ndershmëri në plotësimin e detyrave;


Mirëpresim CV tënde në adresën hr@dekoll.al
 


Apply
Back
Top