• Vlore, ofroj vend pune Oficer Kredie, Dega Vlore

Qëllimi i punës:Oficeri i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për tërë ciklin e jetës së kredisë së një klienti në NOA.Përgjegjësitë e pozicionit:1. Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA; 2. Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;3. Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për financim ose ofron këshillim financiar;4. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;5. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;6. Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;7. Kryen të gjithë kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve dhe personave të lidhur si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;8. Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;9. Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet, procedurat dhe politikat e reja, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;10. Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë duke u përqendruar tek negocimi me klientin.Kërkesat për pozicionin:1. Diplomë Universitare në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme;2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në pozicione të ngjashme në shitje;3. Energji, dinamizëm, ambicie për të zhvilluar një karrierë të suksesshme;4. Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;5. Aftësi të shkëlqyera analize financiare.Si të aplikoni:Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin deri në datë 18 shtator 2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top