• Lushnje, ofroj vend pune Operatore për Shitjet Online

Përshkrimi punës:

Operatori për Shitjet Online do shërbeje si kontakti primar i kompanisë për klientët tanë. Ai pritet që tu ofroj klientëve një shërbim dhe eksperiencë të shkëlqyer gjatë gjithë proçesit.

Përgjegjësitë:

-Mban të përditësuar faqet në rrjetet sociale duke përzgjedhur imazhet përkatëse;
-Eshtë përgjegjës për mbarëvajtjen e proçesit të shitjeve online;
-Kthen përgjigje klientëve në platformat e rrjeteve sociale;
-Asiston në projekte të ndryshme sipas nevojave të departamentit;
-Menaxhimi dhe administrimi ne kohe reale i shitjeve online ne rrejtet sociale te kompanise;
-Ndërveprimi me dyqanin dhe magazinën gjatë proçesit të punës;
-Hedhja e produkteve të reja në rrjetet sociale;

Kriteret e punësimit:

-Arsim i Mesëm/Lartë, përbën avantazh arsimi lartë
-Minimum 1 vit përvoje pune preferohet në pozicione të ngjashme;
-Njohuri shumë të mira të Paketës MSOffice (Word, Excel, Power Point) Internet;
-Të ketë njohuri të mira për mediat sociale dhe shitjeve online;
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;
-Metodike dhe e organizuar;

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 18.09.2019 në adresën elektronike hr@metropolgroup.al.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Cel. : +355697024732
 


Apply WhatsApp
Back
Top