• Tirane, ofroj vend pune Koordinator Projektesh

Fondacioni Together Albania FTA, me seli në Tiranë, shpall:
Konkurs për: Koordinatorë të projekteve

Kualifikimet e kërkuara:

• Diplomë universiteti (Psikologji, Shkenca Sociale, Menaxhim, Ekonomi)
• Të ketë së paku katër vjet përvojë pune në menaxhimin e projekteve ndërkombëtare
(përparësi do të kenë kandidatët që kanë pervojë në menaxhimin e projekteve të financuara nga burimet e BE-së, USAID etj.)
• Njohja shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze (me shkrim dhe me gojë)
• Të ketë njohuri të mira të punës me kompjuter: Microsoft Office
• Të ketë shkathtësi të mira për hartimin e raporteve, dhe shkrimin e projekt propozimeve
• Vullnet te mirë dhe fleksibilitet në orar të punës, në rast nevoje edhe gjatë fundjavave
• Aftësi për të krijuar raporte të mira pune dhe ndërpersonale
• Posedim të patentë shoferit (përparësi)


Të gjithë kandidatet e interesuar inkurajohen që të dërgojnë CV-të e tyre në gjuhen angleze dhe referencat e tyre
ne emali adresën: together.albania@gmail.com


Konkursi mbetet i hapur deri me 10.09.2019


Aplikacionet e arritura pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.
Komisioni përzgjedhës i përberë nga udhëheqësja e FTA, do ti ftojë të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet në një intervistë,
gjë për të cilën do të njoftoheni paraprakisht.

Kandidati do te duhej te filloje me 01.10.2019

 


Apply
Back
Top