• Tirane, ofroj vend pune Shef/Pergjegjes Finance

Nje kompani e re ne industrine e mishit te fresket dhe prodhimit te sallamit kerkon financier/e-kontabilist/kontabiliste me eksperience per te drejtuar departamentin e financies brenda kesaj kompanie. Pagesa eshte dinjitoze dhe kompania eshte me prespektive te larte ne kete treg. Adresa eshte ne Valias, Kamez.

Detyrat
-Mbajtja e të dhënave të sakta mbi transaksionet ditore;
-Përgatitja e bilanceve;
-Proceson fatura;
-Regjistron llogaritë e arkëtueshme dhe llogaritë e pagueshme;
-Përditëson sistemet e brendshme me të dhëna financiare;
-Përgatit raporte financiare mujore dhe për tremujorin;
-Merr pjesë në auditimet financiare;
-Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
-Asiston në përgatitjen e buxhetit;
-Rishikon zbatimin e politikave financiare.
-Konsulton projektet e reja te kompanise.
-Merr pjese ne vendimmarrje per investimet dhe tregjet e reja te kompanise.

Kualifikimet
-Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë ose per Kontabilitet;
-Të ketë minimalisht tre vite eksperiencë në financë;
-Njohuri të mira të paketës MS Office;
-Njohuri mbi programin Financa 5;
-Aftësi kalkuluese dhe analitike të mira;
-Etikë pune dhe përpikmëri.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në dhe listën e notave në adresën e mëposhtme: sallameriashqiptare@gmail.com.

Cel. : 0692030059
 


Apply WhatsApp
Back
Top