• Pergjegjës/e per Burimet Njerezore

Kadiu Group, po kerkon per nje Pergjegjes/e te Burimeve Njerezore, per nje nga kompanite e tij. Kompania menaxhon supermarketin "BioJu", dhe krijimin e rrjetit te supermarketeve me kete brand, si i vetmi i dedikuar per tregtimin e produkteve bio te importuara nga vendet e origjines.

Përgjegjësitë kryesore:


  • Të planifikojë dhe të implementojë proceset e rekrutimit për punonjësit e kompanisë;
  • Të kryejë procesin e intervistimit/selektimit dhe të krijojë një databazë për të dhënat e marra gjatë intervistës;
  • Të përgatisë dhe të administrojë dosjen personale si dhe dokumentacionin e çdo punonjësi;
  • Të plotësojë të gjithë procedurat e nevojshme të rekrutimit/ largimit të punonjësve;
  • Të monitorojë list prezencën dhe ditët e punës së stafit;
  • Të monitorojë dhe këshillojë stafin për tu përqasur sa më shumë me vlerat e kompanisë, për të rritur frymën e grupit, komunikimin dhe bashkëpunimin;
  • Të përgatisë pagat e punonjësve;
  • Të ndjekë dhe të zhvillojë procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve.

Kërkesat e profilit:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Të ketë minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në fushën e burimeve njerëzore ne nje kompani te mire strukturuar;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në sektorin e supermarketeve;
  • Të ketë njohuri mjaft të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi komunikuese;
  • Të ketë aftësi ne koordinim, organizim dhe planifikim;
  • Të ketë dëshirë dhe aftësi për të bashkëpunuar në grup.

Te interesuarit mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresën: hr@kadiu.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top