• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier/Teknik Ndërtimi

Përshkrimi punës:


Inxhinieri i Zbatimit ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri në fazën e dorëzimit të objektit.


Përgjegjësitë:


•Shqyrton vlefshmërine e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
•Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit që do të ndërtohet dhe bën vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi;
•Zbaton plan-organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim.
•Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
•Kontollon zbatimin e punimeve dhe harton proçesverbalin e sigurimit teknik
•Merr pjesë në të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe mban proces verbale përkatëse;
•Zbaton grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve;
•Plotëson cdo ditë ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eprorëve kur i kërkohet;
•Harton në mënyrë të vazhdueshme librezën e masave për punimet që kryhen;
•Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të projektit;
•Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër;
•Kërkon që të gjitha materialet që vijnë në objekt të jenë të shoqëruara me çertifikata origjine dhe cilësie konform specifikimeve teknike;


Kërkesat minimale:


•Arsim i lartë, Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit,
•Njohuri kompjuterike Microsoft Office, Project, Autocad
•Preferohet të ketë njohuri të gjuhës Angleze
•Eksperiencë pune të mëparshme 3 vjet eksperiencë
•Aftësi të mira të menaxhimit të kohës
•Të jetë fleksibël në lidhje me punën
•Të ketë Integritet të lartë




Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 19.08.2019, në adresë elektronik hr@metropolgroup.al.


Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.


Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


Cel. : +355697024732
 


Apply WhatsApp
Back
Top