• Tirane, kerkohet Personel Akademik

Lajmërim
Për punësim personeli akademik

SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”, në kuadër të procesit të plotësimit të personelit akademik të Departamentit të Ekonomisë, kërkon të punësojë personel akademik efektiv, në pozicion pune me përshkrimin:

Personel akademik efektiv pranë Departamentit të Ekonomisë.
Kandidati fitues do të ketë si përgjegjësi zbatimin e të gjitha detyrimeve që përcaktohen në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe zbatimin e detyrimeve që përcaktohen në statutin dhe rregulloret e SHLUJ “Universitetit Marin Barleti” për pozicionin që do të mbulojë.

Kandidati duhet të përmbushë këto kritere:




  • Të jetë i diplomuar në fushën e Ekonomisë;
  • Të ketë së paku gradën shkencore “Doktor” (preferohet titulli “Profesor” ose “Profesor i asociuar”);
  • Të ketë së paku pesë vjet përvojë në mësimdhënie në fushën e Ekonomisë, mundësisht në profile të tilla si: Finance; Statistik.
  • të ketë përvojë në botimin e teksteve, të cilët shërbejnë si referenca në arsimin
    e lartë dhe jo vetëm;
  • të jetë njohës i të paktën një gjuhe të huaj.


Kandidatët aplikues, deri në datën 31 gusht 2019, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në “Universiteti Marin Barleti” (në formë të printuar) si dhe në adresën elektronike hr@umb.edu.al, dokumentacionin e mëposhtëm:




  • Kopje të noterizuar të diplomave dhe listës së notave të studimeve universitare dhe pasuniversitare;
  • Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe dhe angleze, në formatin Europass;
  • Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
  • Një kopje të një: 1- punimi shkencor dhe 2- sylabusi të hartuar personalisht për njërën nga fushat e përcaktuara në lajmërim;
  • Dy kontakte reference. (opcionale)


Informacion i rëndësishëm:
Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e mësipërme dotë njoftohen për një intervistë individuale me Komisionin ad hoc të ngritur për këtë proces përzgjedhjeje.
Kandidatët të jenë të përgatitur për të zhvilluar eventualisht një leksion të hapur me studentë të Drejtësisë si dhe pedagogë të Departamentit. Kandidati është i lirë të zgjedhë personalisht temën që do të trajtojë nga fusha e kompetencave të tij.


Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top