• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

Educational Centre kërkon të punësojë për nevojat e kompanisë një Magazinier.

Magazinier

Ky pozicion ka përgjegjësinë për të menaxhuar dhe kryer çdo proces të hyjes e daljes te mallit në magazinë dhe pasqyrimin e saj në sistemin financiar që lidhet me magazinën perkatese të kompanisë.
Objektivi kryesor i magazinierit eshte:
  • Të kontrolloje te gjithe mallin (librat dhe materialet didaktike) qe hyjnë dhe dalin në hapesiren që ka nën pergjegjesi si dhe te sistemoje atë në sektoret përkates.
  • Të kontrollojë vazhdimisht gjendjen fizike dhe ate qe ka te ngarkuar ne sistemin financiar.
  • Të kujdeset për mirembajtjen e magazines si dhe per për të gjitha të mirat e materiale të vendosura në hapësirën që ka nën përgjegjësi dhe administrimin e mallit brenda saj.
  • Të kontrollojë sasinë dhe cilësine e të gjithe mallit (librat dhe materialet didaktike) qe hyjnë e dalin si dhe të bëjë sistematikisht inventaret për të gjithë sektorët e magazinës;
  • Të respektoje rregullat dhe funksionimin e magazines duke mos penguar procesin e punes.
  • Të bëjë në bazë të fletë-hyrjeve, flete-daljeve, ngarkimet dhe shkarkimet dhe kontrollin e sasisë e cilesisë se materialeve qe hyjne e dalin nga magazina; keto te paraqitura edhe ne sistemin financiar.
  • Të mbaje dokumentat e meparshme, si flete hyrje, flete dalje, kartela, liber magazine, flete kerkese, proces verbal etj.
  • Të jetë në gjendje të përcaktojë ndryshimet në çmime në periudha të ndryshme;
  • Të koordinohet me operatoren e Finances mbi inventarin e magazinës gjatë procesit të dorëzimit të materialeve;
  • Të dorezojë në afat dokumentat e kerkuara nga Financa.
  • Të raportojë tek Finananca për punën e kryer dhe problemet qe ka.
  • Të ruajë dokumentacionin e levizjeve të magazinës fizikisht dhe në sistemin finanaciar;

Kualifikimi i kerkuar:

  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë, preferohen degë të Ekonomikut;
  • Te kete njohur te sistemit financiar WebAlfa
  • Të ketë aftësi bazë në përdorimin e kompjuterit (njohuri për paketën Microsoft Office).
  • Njohuri te gjuhes Angleze jane nje avantazh.

Aftesi te kerkuara:
  • Të jetë korrekt dhe fleksibël;
  • Të jetë i organizuar dhe i komunikueshëm, për punën në grup.
  • Të gëzojë frymën e punës në grup dhe të jetë dinamik;
  • Të jetë i komunikueshëm dhe përgjegjës për zbatimin e detyrave të ngarkura;
  • Te jete menaxhues i mire i kohes se punes.

Eksperienca:

- Minimumi 3 vjet experiencë punë si magazinier, preferohet në sektorin privat;

Aplikantet e interesuar te dergojne CV ne adresen e meposhtme:
recruitments@educationalcentre.al
Afati i fundit : 18 Dhjetor 2021
Adresa: Rruga Feizi Hizmo 74, Unaza e Re , Tirane
042273091
www.educationalcentre.al
 


Apply
Back
Top