• Këshillues Shitjesh - Shkodër

EPPC Albania kërkon një Këshillues Shitjesh - Shkodër për klientin e saj, një ndër institucionet financiare kredi-dhënëse më të suksesshme dhe të konsoliduara në vend prej më shumë se 2 dekadash.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Identifikon klientë potencialë (individë & biznese) dhe kryen takime me ta me qëllim informimin rreth produkteve dhe kushteve të kredisë;
  • Ndërton, mirëmban dhe zhvillon database kërkimore klientësh dhe kryen përditësime periodike të saj;
  • Krijon kontakte dhe marrëdhënie me klientë të rinj, mirëmban marrëdhëniet me ata ekzistues duke ju ofruar këshillim financiar dhe suport në zgjidhjen e kërkesave dhe trajtimin e ankesave të tyre;
  • Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
  • Vlerëson rrisqet lidhur me aplikimet për kredi duke konsideruar një seri faktorësh dhe informacioni sipas kategorive dhe sektoreve përkatëse;
  • Kryen kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;
  • Kryen analiza financiare dhe referon vendimin në komitetin e kredisë në përputhje me procedurat e kredidhënies;
  • Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat duke negociuar me klientin, me qëllim normalizimin e pagesës së kredisë;
  • Qëndron i përditësuar në lidhje me produktet procedurat dhe politikat e reja, dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga kompania.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare; (e preferueshme në Shkencat Ekonomike)
  • Eksperiencë e mëparshme pune në shitje ose në marrëdhënie me klientë; (e preferueshme eksperienca në institucion bankar/financiar)
  • Aftësi të mira analitike, negociuese, prezantuese, bindëse;
  • Leje drejtimi automjeti.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top