• Tirane, ofroj vend pune Motorrist

Përshkrimi

Connect Group ka filluar aktivitetin e saj në tregtimin e veglave të punës që nga viti 1998, duke i ardhur në ndihmë kërkesave të tregut të punës për mjete profesionale.

Rëndësia për sjelljen e çmimeve konkuruese, efikasitetit dhe fokusi ynë për gjetjen e zgjidhjeve inovatore për çdo lloj pune, kanë bërë që ne t’u shërbejmë kompanive të cilat realizojnë punime infrastrukture , inerte, mirëmbajtje, shërbim dhe të gjithave subjekteve që operojnë në sektorin e ndërtimit.
Cilësia, siguria dhe besueshmëria janë tiparet që i dallojnë produktet e kompanisë tonë në tregun Shqipëtar.
Connect Group u krijon mundësi profesionistëve të gjejnë veglat dhe aksesorët e përshtatshëm për punët e tyre. Kompania është shpërndarës i autorizuar i veglave të punës Metabo, Topmaster, Villager, KEIL, Protech, Sait, Kern Deundiam, FIAC, AEG, Telwin, NWS, Ficher, Lavor, etj.

Lidhja jone e afert me tregtinë e bën gjithë diferencen. Bazuar në nevojat dhe kërkesat tuaja praktike, ne kemi permisuar produktet tona të provuara dhe besuara, si dhe kemi zhvilluar zgjidhjet shtesë të problemeve.

Për shëmbje, ndërtim apo rinovim: Tek Connect, profesionistët do të gjejnë veglën e duhur për çdo aplikim dhe fazë pune ndertimi. Me ne ju arrini lehtësisht rezultate perfekte dhe do te keni një partner të përsosur pothuajse për çdo detyrë.

Detyrat

• Të kuptojë si funksionon sistemi organizativ.
• Të shprehë interes për punën.
• Te jete i afte per te punuar ne grup.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
• Të jetë i gatshme te punojë nen drejtimin e një Menaxheri.
• Të mbajë pastër mjetet e punës.
• Ben dergimin e porosive ne kohe.
• Nuk angazhohet me pune te tjera pervec atyre qe i jane caktuar.

Kualifikimet

• Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkepunimi me pjesën tjetër të stafit;
• Të jetë i besueshem;
• Të komunikojë në mënyrë efektive me klientët apo me çdo palë tjetër;
• Të bashkëpunojë për zgjidhjen e problematikave;
• Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë shoqërise.

Shënime

Qellimi jone si kompani eshte te ndertojme uren lidhese midis punonjesve dhe kompanise duke u bere bashkepuntore te kompanise dhe duke I krijuar kushtet me optimale per nje bashkepunim sa me afatgjate, kjo eshte arsyea qe nuk eshte e nevojshme EKSPERIENCA.

Nuk duhet te kete obligime te tjera.

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet dërgimit të CV-së në adresën e postës elektronike:

hr@connectgroup.al


Adresa: Rr. Siri Kodra prane karburantit GEGA OIL (ish frigoriferi)


Instagram: connectgroup_al


Ju informojmë se vetem kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top