• Tirane, ofroj vend pune Junior Claim Analyst

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë ne botë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.

Pozicioni: Junior Claim Analyst
Departamenti: Claim/Administratë
Raporton: Claim Administrator
Vendndodhja: Tiranë


Përmbledhja e Pozicionit:
Ky pozicion ka për qëllim kontrollin, raportimin dhe ndjekjen e rimbursimit të gjithë riparimeve brenda garancie drejt Partnëreve tanë zyrtarë.

Detyrat/Përgjegjësitë:


  • Kontrollon riparimet e përfunduara, krijon raporte të vecanta për Brande të ndryshme.
  • Kontrollon parametrat e duhur teknikë për cdo reklamim të partneri.
  • Kontrollon saktësinë e të dhënave të një urdhëri punë, regjistrimet dhe postimet nga ana e recepsionit dhe mbledh informacionin e nevojshëm nga departamenti teknikë.
  • Mban evidenca si dhe plotëson database për ardhjen e Pjesëve të Këmbimit.
  • Mban nën kontroll fletë Garancitë e cdo produkti të regjistruar në Elektro-Servis, si dhe bën kontrollin që të dhënat e Garancise të jenë të reflektuara me Sistemin Microsoft Dynamic Navision.
  • Kryen Claim (Raportimet) në baza ditore në sistemin e partnereve te ndryshem.
  • Rakordon në baza mujore me partnerët për Claim / Invoice / CN.
  • Raporton tek Brandet pjesët e kembimit qe dalin te difektuara dhe I Ndjek deri ne rimbursimin e tyre tek finance e Elektro-Servis.
  • Suporton në krijiimn e raporteve mbi shërbimet e ofruara sipas nevojave të kompanisë
  • Kryen ç’do proçes tjetër që nevojitet për mirë funksionimin e shoqërisë si dhe kërkohet nga supervizori direkt.

Kërkesat:
Edukimi: Arsim të lartë (preferohen degët e Fakultetit Informatike, Ekonomike)

Eksperiencat e punes: Të pakten 1-3 vit përvoje pune.

Kualifikime te tjera: Njohuri shumë të mira të Microsoft Office (Excel në nivel te avancuar )
Njohuri shumë të mira gjuhës Angleze.

Aftësi të tjera:
Aftësi shumë të mira organizimi, koordinimi & planifikimi.
Aftësi shumë të mira komunikuese
Aftësi për të punuar në grup
Sistematike në ndjekjen e detyrave konform procedurave të shoqërisë


Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.


Mënyra e Aplikimit: Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet
e-mailit tek adresa: hr@elektroservis.al.

Afati i dorëzimit: 16.10.2019!

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply
Back
Top