• Tirane, ofroj vend pune Magazinier, Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Magazinieri është përgjegjës për realizimin e përditshëm të detyrave të tij në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.

Detyra dhe Përgjegjësi:

-Të tërheqë e marrë në ngarkim bazën materiale dhe produktet që vjen për Magazinën Qëndrore.
-Të bëjë shpërndarjen e produkteve të magazinës sipas Njësive.
-Të furnizojë në kohën e duhur me produktet e nevojshme Njësitë.
-Të mbajë në rregull të gjithë regjistrat ku evidentohen hyrje-daljet e produkteve.
-Të plotësojë me kujdes flete-hyrjet dhe flete-daljet për produktet dhe materialet.
-Të bashkëpunoj me Departamentin e Financës për kryerjen e inventarit fizik çdo 15 ditë.
-Të raportojë në Departamentin e Financës për gjendjen dhe sasinë e produkteve dhe materialeve në magazinë.
-Të kryejë veprimet e hyrjes dhe daljes së produkteve dhe materialeve që ka në ngarkim duke bere rakordimin me furnitorët.
-Të marrë masa për mirëmbajtjen e dokumentave të vendosura në magazinë, për sigurimin në përshtatje me kushtet e ruajtjes e mbrojtjes nga dëmtimet, vjedhjet, zjarret.
-Të zbatojë rregullat për hyrjen në magazinë.
-Ruan sekretin e çdo lloj akti që hyn apo del në magazinë dhe i siguron ato në sirtarë.
-Organizon punën për vlerësimin e ruajtjes së dokumentave, për sistemimin e dokumentave që kanë hyrë në magazinë të pasistemuara.
-Mban lidhje me Menaxherin e Njësisë.

Kërkesat Minimale:

-Preferohet Diplomë në Degën Ekonomik.
-Jo më pak se 1 vjet në këtë profil pune.
-Njohja e programit Alfa Web përbën avantazh.
-Njohuri shumë të mira të kompjuterit dhe paketës Office.
-Të ketë aftësi të mira organizative.
-Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
-Të ketë aftësi të shkëlqyera bashkëpunimi në grup.
-Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
-Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 05.08.2019, të cilën mund ta dërgoni në afresën elektronike hr@metropolgroup.al.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.



Cel. : +355697024732
 


Apply WhatsApp
Back
Top